Mjekët, të sillet ligj për mbrojtjen e mjekëve
Në vitin 2007 është sjellur ligji pë të drejtat e pacientëve por mjekët thonë që duhet të sjellet ligji edhe për të drejtat e mjekëve, sepse shpesh herë janë përballur me fyerje, apo shkaktim të dëmeve material e deri edhe te dhunë fizike. Reagimet e mjekëve u rritën sidomos pas therrjes me thikë për vdekje të një mjeku në lagjen Hekuranë të Shkupit.
“Vitet 2007-2008 u soll ligji për të drejtat e pacientëve që për mua dhe të gjithë ishte pak absurde pa sjellë ligji për punëtorët e shëndetësisë për mjekët dhe motrat që punojmë ofrojmë shërbime në shëndetësi, duheshtë të silleshte së pari ai ligj që të shihen kriteret dhe detyrat ose limitet deri ku mund të shkohet dhe nga ana tjetër të silleshte ligji për të drejtat e pacientëve…Në përgjithësi profesioni i shëndetësisë i mjekëve është i nënvlerësuar ,një profesion I cili nuk ka vlerë a atë e keqpërdorin pacientët mos ti përgjithësojmë por ka shumë njerëz.”, tha mjeku Sedat Lumani.
Mjeku Lumani thotë se të gjithë pacientët që vijnë në ordinanacë kanë të drejtën e tyre, por respekti dhe mënyra e komunikimit ka humbur duke e nënvlerësuar profesionin e mjekut.
“Neve jemi në një udhëkryq shumë të madh dikujt duhet ti themi që je i shëndoshë kundra vullnetit që ka ardh me një percepcion prej në shtëpi që jam shumë i sëmurë edhe terapinë e ka caktuar prej në shtëpi dhe kërkon një shërbim të atillë. Ose pacientët që nuk ju dhemb asgjë por nuk janë mirë a kërkohët një intervenim i mjëkësië qoftë primare këto rastë janë të përcejlla me sëmundje më delicate ose që kërkojnë shërbime të mjekësisë sekundare dhe terciare dhe refuzojnë, kështuqë vijmë në kontradikta shpeshherë dikush edhe kërcënohet, fyen, shahet që pas 1 apo 2 ditëve vijnë të falenderohen dhe të kërkojnë falje se pot mos isha unë do të vdisja unë apo ndonjë familjar se u bëre ti sebep që me dhe terapinë e u shërova.”, tha Lumani për TVM2.
Së fundmi Prokuroria Publike ka njoftuar se dy personave nën dyshimin se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak. Por MPB kan njoftuar se hetimet fillestare rezultojnë se motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin e mjekut.