April 30, 2024
Maqedoni

7 prilli – Dita botërore e shëndetësisë, Manoleva: Me rritje pagash do ta ndalojmë ikjen

Shoqata e Mjekësisë së Maqedonisë dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup organizuan ceremoni me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prillit, e cila shënohet nën moton “Shëndeti im, e drejta ime”. Autoritetet shëndetësore theksuan se vendi përballet me ikjen e punonjësve shëndetësorë jashtë vendit. Njëherit theksuan se pas zgjedhjeve do të vazhdojnë me rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë.
“Kemi intervenuar në atë që d.m.th. gjendje parësore për mbajtjen në punë të punonjësve shëndetësorë në vend, edhe atë me rritjen e pagave, me çka do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve, sepse vlerësojmë se puna dhe mundi i të gjithë punëtorëve shëndetësorë duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate.”, – deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.
“T’u sigurohen kushte më të mira për specializim, për avancime, punësime të shpejta, t’u jepen bursa derisa shkollohen studentet e mjekësisë, po ashtu edhe të respektohen lloje të dëshirave për avancimet dhe vizionet që i kanë të rinjtë në profesionet e tyre.”, – theksoi kryetari i ShMM-së, Goran Dimitrov.
Në ceremoni u ndanë edhe çmime dhe mirënjohje për Shoqatën e Mjekësisë së Maqedonisë.