May 10, 2024
Maqedoni

7 foshnje përfundojnë në spital për shkak të Kollës së mirë!

72 raste të reja të të sëmurëve nga Kolla e mirë, janë regjistruar javën e kaluar, që do të thotë numri është rritur për 67% në krahasim me periudhën e mëparshme – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Deri më 21 mars, në vend janë regjistruar 287 raste me kollën e mirë, pjesa më e madhe e rasteve të të sëmurëve janë në Shkup, si dhe pjesa më e madhe e tyre i takojnë grup moshës 10-14 vjeçe. Nga të sëmurët 44 persona janë të hospitalizuar edhe atë 38 janë deri në moshën 4 vjeçe./TV21