Në repartin e fëmijëve në Gostivar në 24 orët e fundit janë paraqitur 65 pacientë të vegjël, ndërsa në repartin infektiv kanë kërkuar ndihmë gjithsej 111 persona. Edhe pse numri i pacientëve që paraqiten në qendra shëndetësore është i lartë, epidemiologia e Qendrës për shëndet publik Zorica Zafiroska vlerëson se gjendja po përmirësohet.
“Pra, gjatë 24 orëve të fundit, numri ka filluar të ulet. Në Infektivë të Gostivarit, gjatë 24 orëve të fundit, 111 pacientë të tjerë kanë kërkuar ndihmë dhe 26 pacientë kanë ardhur për vizita kontrolli. Në Qendrën e Emergjencës në Gostivar janë raportuar 7 raste të reja, ndërsa në Departamentin e Pediatrisë në Gostivar janë raportuar 65 pacientë të rinj. Ndryshe nga dje, numri po fillon të ulet”, u shpreh Zorica Zafiroska – epidemiologe QSHP- Gostivar.

sqShqip