May 5, 2024
Maqedoni

22 vjet nga rënia heroike e dëshmorit nga Shkupi, Zekirja Dardhishta

Heroizmi i dëshmorit Zekirija Dardhishtës nga lagjja e Dizhonit në Shkup, por me prejardhje nga fshati Kërbliq i Kaçanikut është aq i madh, sa që atij i është kënduar edhe këngë nga dueti i njohur shqiptar, Ajrulla Emini dhe Selim Haliti. Me rastin e përvjetorit të 22-të të rënies së tij heroike në betejën e lavdishme të Koshares, në muajin prill të vitit 1999, familjarët edhe më tej e kujtojnë me mall dhe dashuri këtë djalosh që në lulem e rinisë nuk hezitoi t`ia falë jetën atdheut, duke u shndërruar në udhërrëfyes të vërtetë të martirizimit për liri.

Zekirijai në asnjë moment nuk dyshoi në luftën e pastër dhe të çiltërt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e Kosovës. Gjatë krizës së refugjatëve kosovarë në Maqedoni, pasi ndihmoi fuqishëm në përkujdesjen e tyre, më 28 shkurt të vititi 1999, pa hamendje u nis në betejën e lavdishme të Koshares, ku më 16 prill të po të njëjtit vit, ra në fushën e betejës, për të mos vdekur kurrë. Ai gjithnjë ka qenë i etur për t`i luftuar padrejtësitë ndaj shqptarëve, të cilat i përjetoi edhe në armatën famëkeqe të ish Jogosllavisë në Bosnje.

Aty ai e kuptoi se padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve, ishin të pranishme në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë në ish Jugosllavi dhe për të kontribuar sadopak në luftën e drejtë të shqiptarëve ndaj okupatorit serb, Zekirijai niset sypatrembur në betejën e lavdishme të Koshares.