April 26, 2024
Sport

Kuman: Penaltia ishte e qartë dhe tërë bota e ka parë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman pas ndeshjes komentoi më shumë situatën e penaltisë në minutën e 82-të kur Brajtuajt u ndal në zonën e rrezikut dhe u shpreh optimist se asgjë nuk ka përfunduar në garën për titullin kampion në La Liga. Kuman beson se ishte penalti e qartë.

“Penaltia ishte e qartë, shumë e qartë! Ne kemi sistemin VAR për situata të tilla. Më mirë të mos flas më shumë. Duhet ta pranojmë dhe ta mbyllim gojën. Nuk jemi mbrojtur mirë dhe nuk kemi qenë të mirë në pasimin e fundit. Penaltinë e pa e gjithë bota, nuk e kuptoj anësorin që ishte vetëm 10 metra larg. Jam shumë optimist për La Ligan në këtë sezon, kemi humbur një ndeshje por kemi edhe nëntë tjera”, përfundoi Ronald Kuman.