Kosovë

26 të lënduarit në Kroaci dalin nga spitali, 16 vazhdojnë të trajtohen

26 nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi të dielën në Slavonski Brod, kur një autobus me kosovar i linjës Frankfurt – Prishtinë u rrokullis, janë liruar nga spitalet ku po trajtoheshin në Kroaci.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një njoftimi ka thënë se një prej të lënduarve mbetët në g jende të rëndë, derisa 15 të tjerë do të vazhdojnë të trajtohen edhe për pak kohë.

Në këtë aksident, humbën jetën 10 persona.

“Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe në koordinim të plotë me ministrin Xhelal Sveçla dhe ministrin Arben Vitia. Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë. Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij, të liruarit do të kthehen në mënyrë të organizuar në Kosovë përmes aeroportit të Osijekut.