May 4, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi formon strukturë të fuqishme partiake në Zhelinë

“ Sonte, në një atmosferë impozante e formalizuam degën e Zhelinës, ku për kryetar të degës zgjodhëm Ismen Kasamin nga f.Llërcë të komunës së Zhelinës.
Alternativa po dëshmon që është zë i fuqishëm edhe në këtë komunë. Jam tepër i bindur, që surpriza e radhës në zgjedhjet lokale të tetorit do të ndodh me fitoren tonë në Komunën e Zhelinës” – shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.