April 26, 2024
Maqedoni

Maqedonia e Veriut, pjesë e projektit për terminalin e gazit “Aleksandropulos”

Maqedonia e Veriut, pjesë e projektit për terminalin e gazit “Aleksandropulos”

Qeveria ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshje për pjesëmarrje në ndërtimin e terminalit dhe centralit të gazit “Aleksandropulos”. Vendi do të duhet të investojë 380 milionë euro dhe si këmbim të marrë 25% të pronësisë së centralit. Për më tepër, autoritetet theksojnë se do të nevojitet investim prej 10% të vlerës totale prej 370 milionë euro. Pritet që ky terminal dhe stacioni i gazit të vihen në përdorim deri në vitin 2023 . Sipas Qeverisë, një investim i tillë e bën vendin lojtar strategjik në rajon në fushën e energjisë sepse do të jemi në gjendje t’i furnizojmë disa nga vendet përreth me gaz nga SHBA-ja dhe Lindja e Mesme. Sipas autoriteteve, investimi do t’i sigurojë shtetit gaz për 15 vitet e ardhshme.