May 21, 2024
Dossier

25 maji i 2001 ishte ditë e rëndë për Vaksincën dhe për tërë zonën e luftës në Karadak të Likovës

Fejzulla Arifi

Ngjarjet ishin shumë të ndërlidhura në mes vete, sulmet e tmerrshme në Sllupçan ku vriten dhjetë anëtarë të familjes Zimberi dhe ushtari i UÇK-së Harun Kasumi, ofenziva e madhe në Vaksincë dhe rënia e Komandant Tigrit. Tri ditë ishin ditë shumë të rënda sikur për civilët poashtu edhe për UÇK-në. Një sprovë që nuk do të harrohet por një kohësishtë do ta kalitë këtë popull sikur hekuri në zjarr, ditë që u tregua heroizëm i paparë, rezistencë dhe qëndresë që do ta tmerrojë armikun dhe do ta bëjë që mos të ketë guxim të qëndroje në trojet shqiptare edhe për një natë të vetme. Lufta filloi të marrë përmasa më të gjëra duke u shpërngulur edhe në fshatrat tjera si në Alizare, Hotël dhe Mateç. Ne po mbanim pozicionet që here pas here po na sulmonin duke provuar përpos granatimeve dhe me njësi të motorizuara. Vazhdimisht ishim ballë për ballë me armikun duke u shikuar permes tytave të pushkëve, ne ishim aty dhe nuk i lëshonim pozicionet për asnjë moment dhe pikërisht kjo ishte arsyeje se duke e ndijer ata vetën të dobët para UÇK-së, sulmonin civilët pandërpre për të na dobësuar neve moralisht dhe poashtu edhe civilët të dorëzohen te armiku.
Ajo që kishte ndodhur në Vaksincë vërtetë kishte qenë pjesa më e dhimbshme për ne, por më vonë do të kompenzohet me largimin poshtërues të mijëra forcave policoro-ushtarake nga Mateçi ku UÇK-ja kishte treguar luftë heroik duke luftuar dhëmb për dhëmbi që më në fund ata do t’i braktisin pozicionet e tyre shumë të fortifikuara dhe me maqineri të rëndë ushtarake.
Pas tërheqës së forcave armike nga Vaksinca dhe pas lufimeve që po zhvilloheshin në Sllupçan, ato ishin shpërngulur në Mateç duke e shndërruar Mateçin në një arenë luftimesh nga disatanca e afërt, luftime nëpër rrugicat e ngushat të fshatit dhe luftime murë në murë. Heroizmi i pashoq kishte ndodhur aty. UÇK-ja kishte treguar strategji, por edhe burrëri të jashtzakonshme duke i detyraua forcat armike që ishin jo dhjetëra dhe qindra, por mijëra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë e mbi gjitha me altileri të rëndë dhe tanke. Nga luftimet që ishin zhvilluar atje armiku kishte pësuar humbje shumë, si në njerëz por edhe në teknikë ushtarake. UÇK-ja kishte arritur ta gjuaj një tanke në të cilën kishin mbetur të vrarë të gjithë ushtarët dhe armiku përpjekjet më të mëdha i kishte bërë për t’i tërhequr kufomat e djegura duke e lënë tankun si një suvenir lufte.

Fragment nga libri ”Betejat e paharruara – 2001″.