May 5, 2024
Maqedoni

234 raste të reja me Covid, 17 viktima, 1491 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1318 testime për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 234 persona, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 180, në Kavadar 19, Kumanovë, Prilep dhe Negotinë nga 6, Veles 4, Gostivar dhe Kriva Pallankë nga 2, Manastir, Strugë ,Shën Nikollë, Dibër, Probishtip, Kratovë, Krushevë, Makedonski Brod nga 1.

Ndërkohë janë shëruar 1491 pacientë ndërsa kanë ndëruar jetë gjithsej 17. Për momentin numri i rasteve aktive shënon 6318