May 14, 2024
Maqedoni

Bekim Neziri ka sulmuar punonjësin shqiptar në M-NAV

Bekim Neziri, është personi qe ka kryer sulmin ndaj një të punësuari në M-NAV, shkruan Alsat.

Burime të mirë informuara të ALSAT, kanë treguar se Neziri bashkë me Erzen Saliun, e kanë kryer këtë sulm, derisa lajmi për një incident ëahtë konfirmuar edhe nga kryetari i Sindikatës Aleksandar Tasevski dhe nga MPB.

Kujtojmë se kreu i Sindikatës Aleksandar Tasevski pas konferencës për media njoftoi se persona të paidentifikuar kanë hyrë në objektin e kontrollit të fluturimeve, kanë shkaktuar zënkë verbale dhe kanë sulmuar fizikisht disa të punësuar.

Rasti është denoncuar në stacionin policor në Petrovec. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se incidenti është denoncuar në polici dhe se punojnë në zbardhjen e rastit.

Sipas policisë, i punësuar në kontrollin e fluturimeve me inicialet B.N së bashku me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht 3 të punësuar në këtë institucion.