MPJ e Bullgarisë: Sofja nuk do të mbështesë fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme për “BGNES”, tha se shteti bullgari nuk mund të mbështesë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tyre, projekti aktual i kornizës negociuese për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk i përmbush propozimet e palës bullgare dhe për këtë shkak Bullgaria nuk do të mbështesë konferencën e parë ndërqeveritare.

Nga MPJ-ja bullgare njoftojnë se ministri Svetlan Stoev sot ka pranuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takim dhe i ka njoftuar për çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka asnjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka theksuar Stoev në takim duke shtuar se pala bullgare pret hapa konkret nga pala e Maqedonisë ndërsa këto hapa kanë të bëjnë me heqjen e pretendimeve territoriale, ndalimit të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, ndryshimin e librave në Maqedoni dhe garantimi i të drejtave të bulltarëve në Maqedoni./