May 18, 2024
Maqedoni

20 nxënës nga Franca po qëndrojnë në Opajë të Likovës, flasin për Tv News

Nê kuadër të projektit Erasmus + në SHF “ 7 Marsi” të fshatit Opajë komuna e Likovës, nga dita e hënë po qëndrojnë 20 nxënës nga qyteti Bayeux i Francaes. Qëllimi i qëndrimit të tyre është njoftimi dhe shoërimi me nxënës të këtij fshati, mësimi bashkë, por edhe njohja me Kulturën dhe traditat e popullatës.

Tv News ka intervistuar dy nga nxënëset franceze të përfshira në këtë projekt. Ato janë Angelie dhe Elsa të vendosura në shtëpinë e profesorit Afrim Aliti nga ku fshat.
Thonë se po e shijojnë mikëpritjen e shtëpisë dhe shkollës në fshatin Opajë.
Elsa dhe Angelie për Televizioni News u shprehën se po ju pëlqen ushqimi, ngrohtësia e njerëzve dhe afërsia.

Mirëdita quhem Elsa dhe jam 15 vjeçarare.
Qka më pëlqeu nga udhëtimi në Maqedoni është ngrohtesia e njerëzve dhe afërsia e tyre. Jeta është shumë ndryshe nga jeta në Francë. Ligjet janë ndryshe. Gjithashtu edhe shkollat janë më ndryshe. Nxënësit janë më të lirë dhe klasat janë me më pak nxënës.
Më pëlqen shumë Maqedonia dhe është një shtet shumë i mirë – theksoi Elsa

Mua qka më pëlqeu është kultura tjetër. Ushqimi është ndryshe. Feja është ndryshe. Më duket qe ka më shumë liri në Maqedoni në krahasim me Francën. Ka më pak nxënës në klasa kështu që munden me mësu ma mirë.

Angie dhe Elsa, si dhe shokët dhe shoqet e tyre në Opajë qëndrojnë deri nesër. Ata thonë se do të kthehen mbrapa me shumë kujtime të bukura për shoqërinë e krijuar në këtë fshat të komunës së Likovës, si dhe me premtimin se do të ruajnë kontaktet e krijuara.