May 10, 2024
Maqedoni

16 vjeçarja nga Tetova lind bineq (VIDEO)

Një 16 vjeçare nga Tetova e komunitetit rom dje ka lindur 2 bineq në spitalin e Tetovës, mëson portali TS. Sipas informacioneve të para të portalit TS, 16 vjeçarja ka lindur para kohe edhe atë 32 javë. Lindja e dy bineqve ka qenë në formë normale pa operacion ku fëmijët dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohen në repartin e Ginekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në spitalin e Tetovës ka qenë edhe policia pasi nëna e bineqve është e mitur.

Në Tetovë vlen të theksohet se shumë vajza të reja ngelin shtatzenë pa e ditur dhe pa u konsultuar me mjeket amë ginekolog. Ginekologet shpesh herë bejnë apel që vajzat e reja te kenë kujdes në në marrdhëniet seksuale dhe shtatzanisve të hershme veçanerisht ndër moshën 18 vjeçare pasi mund të kenë komplikime edhe gajtë lindjes po edhe rritjen e fëmijëve për shkak moshës. Ndryshe nesër në TS mund të dëgjoni intervistën me shefen e Ginekologjisë Merale Rexhepi në lidhje me lindjen e 2 bineqve dhe kushtet në Ginekologji e Spitalit të Tetovës.