Ramazani 2023

13 vite pa hfz. Refik Ajetin, humbi shikimin në fëmijëri, por asnjëherë nuk harroi vargjet kuranore

Janë bë 13 vite të plota që kur u nda nga jeta hfz Refik Ajeti, një nga mualimët më të njohur në Likovë e Kumanovë, por edhe më gjerë.

Edhe pse kishte humbur shikimin që në fëmijëri, dashurinë ndaj Kuranit famëlartë e kishte të vulosur në zemër. Ai jo që nuk harroi vargjet kuranore të mësuara përmendësh, po nxori një plejadë hafizësh të rinj, që kanë shënuar rezultate maksimale në nivel ballkanik, evropian e botëror. Ndarja e hfz Refik Ajetit nga jeta ka qenë vetëm fizike, sepse veprimtaria e tij ka vazhduar të jetojë edhe përmes djalit të tij hfz Bajram Ajeti, por edhe përmes nxënësve tjerë të tij që vazhdimisht e përkujtojnë punën dhe veprën e hfz Refikut. Një prej tyre është edhe hoxha i mirënjohur Abdullah Shaqiri.

“Sot 13 vjet nga ndarja e jonë fizike me mësuesin tonë të dashur hfz Refik Ajeti.
Allahu e shpërbleft me xhennet për çdo mund që ka dhënë për neve.
Vendtakimi jonë qoft Xhenneti in shaa Allah”, ka shkruar Shaqiri në Facebook. /Lideri.mk