Me aktivitete të shumta sot në Maqedoninë e Veriut është shënuar 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore, një datë me rëndësi të veçantë historike e cila simbolizon guximin, qëndresën dhe përpjekjet për liri.

Në këtë kontekst, bashkëjetesa dhe mirëkuptimi ndërmjet të gjitha bashkësive etnike përbëjnë elemente thelbësore për ruajtjen e kohezionit shoqëror dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.

Shënimi i kësaj date edhe në gjuhën shqipe, madje përcjell mesazhin e rëndësisë së përfshirjes, respektimit të diversitetit dhe forcimit të bashkëjetesës, si vlera që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Andaj, 11 Tetori mbetet një rast për të riafirmuar përkushtimin ndaj solidaritetit dhe bashkëpunimit, si dhe ndaj vlerave që bashkojnë qytetarët dhe forcojnë mirëbesimin ndërmjet tyre.m

" "
sqShqip