May 24, 2024
Maqedoni

BDI: Me shqetësim po përcjellim akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita po i bëjnë Osmanit dhe Xhaferit

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Të koordinuar bashkë me VMRO-në e Mickoskit dhe “LEVICËN” e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend.

Ftojmë opozitës si shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit.