May 10, 2024
Maqedoni

Zyberi: Përfaqësimi adekuat në sektorin publik ka ngecur

Avokati i Popullit Naser Zyberi sot e prezantoi Raportin special për monitorimin e zbatimit të parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në sektorin publik dhe Raportin special nga analiza e të dhënave për përfaqësimin gjinor dhe arsimor për vitin 2022.

“Konstatimi i Avokatit të Popullit është se pothuajse të gjitha komunitetet më të vogla janë të përfaqësuara me një përqindje pothuajse identike të të punësuarve si edhe në vitet e kaluara, që do të thotë se institucionet nuk i respektojnë në tërësi rekomandimet e Avokatit të Popullit, ndërsa me atë edhe nuk i zbatojnë planet e miratuara vjetore për punësim në të cilat është shprehur përfaqësimi etnik dhe zbatimi i parimit kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë”, tha Zyberi.

Për nevojat e këtij hulumtimi, siç theksoi yiberi, janë dorëzuar kërkesa në gjithsej 1325 institucione dhe organe, pas së cilës për herë të parë këtë vit, janë marrë përgjigje nga të gjitha ata në formë elektronike.