Informacioni me këtë titull i shpërndarë ditët e fundit në media të shumta në gjuhës shqipe për mundësitë e punësimit në Zvicër është jashtëzakonisht konfuz dhe krijon keqkuptime mbi realitetin e kushteve të punësimit në Zvicër.

Është e vërtetë që Zvicra ka pasur prej vitesh nevojë për punëtorë të kualifikuar në sektorë të ndryshëm. Por, punëtorët duhet të kenë status ligjor qëndrimi në Zvicër, ose të jenë shtetas të vendeve të BE-së.

Kjo përjashton pra shumicën e shtetasve nga vendet ballkanike pa një status të tillë.

Ky informacion është thelbësor dhe mungon në disa raportime që japin përshtypjen se ka mundësi punësimi pa kushte, ndërkohë që kërkesat për fuqi punëtore gjithnjë kanë ekzistuar brenda kuadrit ligjor aktual në Zvicër.

Pra, nuk ka ndodhur asgjë të jashtëzakonshme; mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë është një fenomen i njohur dhe kërkesat për punëtorë janë të vazhdueshme për vite me radhë.

Lirim Begzati

sqShqip