40 kilogramë kokainë janë gjetur nga policia e kufitare e Ticianos, brenda makinës së një gruaje 53 vjeçare (shtetase italiane) dhe një burrit 53 vjeçar (shtetas serb).Ata po udhëtonin në drejtim të veriut në autostradën A2.
Të dyshuarit u ndaluan dhe u kontrolluan pak pas orës 7:00 të mëngjesit.Siç raportojnë mediat zvicerane, ngjarja ndodhi të shtunën, saktësisht në vendin e quajtur “Capolago”.
Ata akuzohen për një shkelje të rëndë të Ligjit për Narkotikët, kanë njoftuar policia kantonale e Ticinos, Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare dhe zyra e prokurorit publik të Ticinos në një deklaratë të përbashkët të dielën.Hetimi për rastin tani është në dorë të zyrës së prokurorit publik, shkruan sda.c.


