Maqedoni

Zv/Ministri Jajaga merr pjesë në konferencën e e sigurisë për Krimenë

Zëvendës-Ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, sot merr pjesë në konferencën e titulluar “Crimea Platform Black Sea Security Conference“, e cila mbahet në Bukuresht, e organizuar nga ministritë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Rumanisë dhe Ukrainës.

Temat kryesore të diskutuara në konferencë ishin mësimet e nxjerra nga agresioni rus kundër Ukrainës, situata e sigurisë në rajonet e Detit të Zi dhe Azov dhe kërcënimet kryesore për sigurinë euroatlantike dhe globale. Konferencën e hapën ministrat e Mbrojtjes të Rumanisë dhe Ukrainës, Angel Tilvar dhe Oleksej Reznikov, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të këtyre vendeve, Bohdan Aurescu dhe Dmytro Kuleba.

Në kuadër të Konferencës, zëvendësministri Jajaga u takua me Siemtje Moller, zëvendësministre e Mbrojtjes së RF të Gjermanisë, ku u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer i mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja gjermane për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Jajaga realizoi takim edhe me Simona Kozhokaru, sekretare shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, gjatë së cilës u diskutua për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë si dy vende aleate në Aleancë.

Në margjinat e Konferencës, Zëvendës-Ministri Jajaga u takua edhe me Krsto Peroviq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Malit të Zi.