May 2, 2024
Maqedoni

Taravari me bashkëpartiakë për vizitë në Bujanoc

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari i shoqëruar nga bashkëpartiakët Vjollca Berisha dhe Huzeir Mustafi ka qëndruar për vizitë në komunën e Bujanocit, ku është takuar me deputetin Shaip Kamberi, kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa si dhe zyrtarë lokal. Ai këtë vizitë e ka njoftuar edhe përmes rrjeteve sociale.

“Në Bujanoc së bashku me Vjollcën dhe Huzeirin kishim nderin që të bashkëbisedojmë vëllezërisht me zërin e shqiptarëve në parlamentin e Sërbisë Shaip Kamberi, kryetarin e këshillit kombëtar të luginës së Preshevës Ragmi Mustafi, kryetarin e kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani si dhe kryetarin e degës Bujanocit Dr.Burhan Halili.

Gjendja e vështirë e shqiptarëve si dhe mungesa e të drejtave të shqiptarëve në dy anët e kufirit është shqetsimi ynë i përbashkët, si dhe angazhimi për avansimin e çështjes shqiptare,në çdo vend ku jetojnë shqiptarë!”, ka shkruar Taravari.