April 29, 2024
Maqedoni

Zv//komandantes së vendkalimit në Bellanoc i bie të fikët për shkak të presionit dhe mobingut

Zv//komandires së vendkalimit në Bellanoc i bie të fikët për shkak të presionit dhe mobingut

Sot, më 15 mars 2023, ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë pas disa incidenteve të mëparshme të presionit, mobingut dhe kontrolleve tendencioze me qëllim të shpifjes dhe dëmtimit të reputacionit dhe karrierës së zëvendëskomandantit profesionist të pikës kufitare Bellanovc, Arlinda. Shabani.

Në stacion nga presioni dhe padrejtësia e lartpërmendur i është rënduar shëndeti, i ka rënë të fikët në komandant dhe me autoambulancë është transportuar menjëherë në qendrën emergjente në Kumanovë, tregojnë kolegët e saj për Televizionin News.
Presioni ndaj saj daton prej më herët. Gjatë pandemisë së COVID i është shqiptuar masë disiplinore, në seancë ku nuk ka qenë prezente për shkak të infektimit.