April 26, 2024
Maqedoni

Malvina Alili panon fenë islame, deklaron shehadetin para Myftiut të Shkupit

Malvina Alili panon fenë islame, deklaron shehadetin para Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili

“Pas një bashkëbisede me znj. Malvina Alili, rreth njohurive për Islamin dhe arsyes për këtë vendimin e saj për pranimine islamit, publikisht, me vetëdije e bindje të plotë, me vetdëshirë dhe vullnet të lirë deklaroi shehadetin, me çka edhe e pranoi fenë islame si fe të saj.

Ndryshe, znj. Alili, jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

Lus All-llahun e madhëruar që t’u falë lumturi, mirëkuptim e harmoni familjare, t’i begatojë me mirësitë e panumërta të kësaj bote dhe të Ahiretit.” – shkruan faqja zyrtare e Myftiut të Shkupit, Qenan ef. Ismaili.