May 4, 2024
Maqedoni

Zv/drejtori i policisë Arben Jashari i dha lamtumirën e fundit rreshterit Afrim Bunjaku: Përcollëm për në banesën e fundit, Dëshmorin më të ri të Kosovës

Zv/drejtori i policisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Jashari, mori pjesë sot në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku.

“Sot përcollëm për në banesën e fundit, Dëshmorin më të ri të Republikës së Kosovës, reshterin Afrim Bunjaku, kolegun tonë që na përkujtoji se si duhet e mbrohet vendi.
Në këto ditë kur në Republikën e Kosovës u cënua paqja e stabiliteti, Afrimi na rikujtoj çmimin e lirisë dhe përgjegjësinë e profesionit që mbajmë.
Si bashkombas e si kolegë, Afrim Bunjaku do të mbetet përjetësisht i paharruar, si një simbol profesionalizmi dhe trimërie që u vu në mbrojtje të shtetit.
Të qoftë i lehtë dheu të cilit ia fale jetën!”, ka shkruar me këtë rast Jashari duke ndarë dhimbjen për kolegun e tij Bunjaku./Lideri