June 26, 2024
Maqedoni

Zoran Zaev është rizgjedhur kryetar i LSDM-së edhe për katër vite

Komisioni Zgjedhor në kuadër të LSDM-së në deklaratën e sotme kanë thënë se zgjedhjet brendapartiake kanë shkuar në mënyrën më të duhur në të gjitha 237 vendvotimet.

Zaev në këto zgjedhje ka fituar 59.240 vota, kundër kanë votuar 865 persona ndërsa 277 fletëvotime janë të pavlefshme. Dalja ka qenë mbi 90 për qind, raporton SHENJA.
Kujtojmë se Zaev ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSDM-së.