May 5, 2024
Maqedoni

Zjarri në Falishtë vihet nën kontroll, do të testohet uji për pije

Është vënë nën kontroll zjarri i cili ka rënë në fabrikën e ngjyrës dhe llakut në afërsi të fshatit Falishë të Komunës së Tetovës.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftojnë se ka pak tym, por se ende në vendin e ngjarjes është ekipi i zjarrfikësve nga Tetovë, i cili e kontrollon situatën dhe ka edhe polici për sigurimin e lokacionit.
Për testimin e ujit të pijshëm në terren është edhe ekipi i Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë dhe rezultatet do të jenë gati për disa ditë.