May 21, 2024
Maqedoni

Përkujtohet Xhemail Rexhepi- komandant Shqiponja, vëllai i tij: 7 vite pa ty Komandant, vazhdon të jetosh me nder

Qahil Rexhepi nga Kumanova, vëllai i Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës, ka përkujtuar vëllain e tij me rastin e shtatë vjetorit të vrasjes, shkruan Open-TV.
“7 vite pa Ty Komandant. Sot kur eshtrat t’janë bë dhe Ti vazhdon t’jetosh me nder. Zoti na bashkoftë në Xhenet!”, ka shkruar ai.
Vrasja e Xhemail Rexhepit ndodhi më 23 korrik 2015 pas përplasjeve brenda partiake në degën e BDI-së në Kumanovë./Open-TV.