May 16, 2024
Maqedoni

Zjarr në një shtëpi në Komunën e Zhelinës, humbi jetën një person i palëvizshëm (Foto)

Ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, ne ç’rast ka humur jetën një i moshuar i palëvizshëm. komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, Avni Ahmeti, për TV Koha tha se flakët se kanë qenë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e ndërtuar me drunj.

“Ka një person që nuk i ka mbijetuar kësaj tragjedie, për arsye se ka qënë edhe në moshë, por edhe flakët kanë qenë shumë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e gjitha e ndërtuar me drunj”, tha Avni Ameti, komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë. Ai kërkoi që ky rast të jetë shembull që Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës të disperzohet në disa pika, kjo me qëllim që të jemi më afër qytetarëve. “Largësia e bën të veten. Ky është apeli im për shtetin”, theksoi Ameti.