May 19, 2024
Maqedoni

“Zinxhiri” “lidh” 13 biznesmenë, një në burg shtëpiak, 12 pa pasaporta

Pas aksionit të të hënës të titulluar me emrin e koduar “Zinxhiri”, nga 26 të dyshuar, 13 do të shkojnë në paraburgim. Nga Gjykata Penale në Shkup njoftojnë se 13 persona shkojnë në paraburgim, një në paraburgim shtëpiak, kurse për 12 të dyshuar tjerë në këtë aksionin, gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ka përcaktuar masën e kujdesit.

Në aksionin “Zinxhir” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Drejtorisë për Polici Financiare u përfshinë 26 pronar dhe drejtues të 28 subjekteve juridike, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë kryer vepra penale “Shoqërim kriminal”, “Fshehje tatimesh”, “Larje parash” dhe vepra tjera nga Kodi Penal. Me veprimet e tyre, të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin për afro 8 milion euro. Nga Prokuroria gjatë ditës së djeshme deklaruar se gjatë bastisjeve është siguruar dokumentacioni shtesë që do të jetë lëndë e përpunimit, duke shtuar se janë arrestuar 20 të dyshuar nga Negotina, Kavadari, Manastiri dhe Shkupi, kurse 6 persona nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes.

Organizatorët, siç theksojnë nga Prokuroria, me qëllim që ta shmangnin obligimin ligjor për të paguar taksat, kanë krijuar subjekte juridike në pronësi të tyre dhe kanë marrë pronësinë dhe drejtimin e subjekteve tjera.