Përleshje masive në Gjakovë, përdoren dhe armët e zjarrit, katër të plagosur

Një përleshje fizike ku janë përdorur edhe armët e zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë.

Si pasojë, katër të dyshuar kanë marrë lëndime trupore, njëri prej të cilëve nga arma e zjarrit.

“Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Raportohet se shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur fizikisht në mes vete, ku janë përdorë edhe armë zjarri. Si pasoj, katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.