May 17, 2024
Maqedoni

Zijadin Sela: Xhejms Perdju ishte mik i shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut

Populli amerikan u nda nga një figurë e rëndësishme e diplomacisë, ndërsa populli shqiptar dhe Maqedonia e Veriut nga një mik që punoi dhe kontribuoi për një të ardhme të mirë të popullit dhe vendit tonë, Xhejms Uilijam Perdju, Diplomat në Administratat e ish-Presidentëve të SHBA-së, Bil Klintonit dhe Xhorxh Bush. Aleanca për Shqiptarët çmon lart kontributin e Ambasadorit Perdju në momentet e vështira nëpër të cilat kaloi vendi ynë si dhe në përpjekjen për barabarësi të plotë të popujve që jetojnë në RMV.
Dëshira e tij për të parë vendin tone si pjesë të botës së civilizuar dhe një shtet me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët ka qenë dhe mbetet përkushtimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët.
Perdju sot nuk është në mesin tonë, misioni i tij nuk ka shkuar ende në vend si pasojë e politikave të gabuara të qeverive vendore. Por, ne nuk do të lejojmë që të mbetet në gjysmë! Jemi të vendosur që bashkë me pasardhësit e tij diplomatë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian të realizojmë vizionin tonë të përbashkët!