May 11, 2024
Maqedoni

Shiu i rrëmbyeshëm e shndërron rrugën Cvetan Dimov në “pishinë”

Ka mjaftuar një shi i rrëmbyeshëm prej gjysmë orësh për të nxjerr në pah gjitha problemet me kanalizimin që ekzistojnë në komunën e Çairit.
Në rrjetet sociale është publikuar një video, ku shihet rruga “Cvetan Dimov” e cila po thuajse i ngjason një pishine.
Makinat e kanë pasur shumë të vështirë lëvizjen si pasojë e grumbullimit të ujit. /SHENJA/