Ziadin Sela synon grup parlamentar apo minimum pesë deputetë
Ziadin Sela nga ASh-ja në ClickPlus duke folur për numrin e deputetëve që synojnë të sigurojnë në zgjedhjet e 8 majit, pret të fitojë minimum pesë deputetë apo grup parlamentar.
“Minimum pesë deputetë ose grup parlamentar”.
Ndërkaq nga BDI-ja bëjnë të ditur se janë “shumë afër harmonizimit të marrëveshjes” me ASh-në e Selës. Sipas tyre, në pyetje janë 4+1 deputetë.
“Kjo pak a shumë është ajo që e thashë edhe unë. Unë duhet të respektoj të gjitha forumet e partisë”, tha Sela.