Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka konfirmuar për Alsat se është arritur shumicë e re.
“Mund tu them se është arritur shumicë e re prej 61 deputetë, nesër pritet të na bashkohen edhe më shumë deputet”, ka deklaruar Taravari.
Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, ka publikuar foto ku duken përfaqësues të ASH-së, Lëvizjes Besa, Alternativës, Partisë e Majta.