May 17, 2024
Maqedoni

Kosovari arrestohet nga policia e Maqedonisë në Bllacë, vetura e tij kërkohej nga Interpoli

Të dielën ( 14.05.2023) në ora 15:30, në pikën kufitare “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë arrwstuar A.D.(36) nga Kosova. Pas kontrollit të kryer është konstatuar se automjeti i tij “BMW” me marka kombëtare belge kërkohet nga së Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol, shkruan Lideri.mk.

“Personi dhe automjeti i janë dorëzuar punonjësve policorë të Departamentit për Çështje Kriminale në Çair për procedim të mëtejshëm”, njoftoi Ministria e Brendshme. (Lideri)