Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin e tre shtetasve nga Vushtrria, të raportuar të zhdukur në Shkup.

Siç bëri të ditur ambasada për Klankosova.tv, deri në momentin e fundit të raportimit ende nuk ka informacion të saktë që lokalizon vendndodhjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre, pasi tre personat janë parë për herë të fundit të shtunën rreth orës 22:00, kur ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

Që nga ajo kohë, sipas familjarëve, ata nuk kanë pasur qasje në telefonë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta.

" "

Kushdo që ka informacion për tre personat ose automjetin me të cilin kanë udhëtuar, mund të kontaktojë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

sqShqip