Një vajzë e moshës së mitur me emrin Kristina nga Ohri është raportuar e zhdukur, njoftojnë të afërmit e saj.

Sipas informacioneve të publikuara, kontaktin e fundit me familjen e ka pasur dje rreth orës 16:00. Në momentin e daljes, ajo kishte të veshur një bluzë të zezë dhe xhinse të gjera.
Rasti është denoncuar edhe në polici, ndërsa familja u bën thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë parë apo kanë ndonjë informacion për lëvizjen e saj, të ndihmojnë.

Të gjitha informacionet mund të raportohen në numrat e telefonit 075 238 015 dhe 075 238 017, ose në stacionin më të afërt policor.

sqShqip