Adriatik Buci, një 39-vjeçar shqiptar është zhdukur në Leeds të Britanisë së Madhe.

Policia britanike ka bërë një apel për ndihmë, për të gjetur shqiptarin e raportuar të zhdukur që nga vera e vitit 2023.

39-vjeçari përshkruhet rreth 163 cm i gjatë, tullac, me mjekër dhe me sy ngjyrë kafe.

Sipas policisë ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla, pantallona të shkurtra të bardha dhe me këpucë bardh e zi.

Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton, por shtoi se herë pas here 39-vjeçari kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri.

“Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në numrin 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ku mendon policia se ai mund të jetë?

Oficerët kanë kryer hetime për vendndodhjen e Adriatik Bucit në Gipton dhe qendrën e qytetit të Leeds.

39-vjeçari u pa për herë të fundit në Leeds gjatë verës së vitit 2023.