Maqedoni

I dërguari i posaçëm britanik sërish viziton Maqedoninë e Veriut nga 6 deri 8 mars

Llord Stuart viziton Maqedoninë e Veriut për të riafirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Gjatë vizitës Llord Stuart do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin për BE-në Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ai gjithashtu do të takohet me bashkëkryesor, përfaqësues të shoqërive civile dhe do të vizitojë monumentet kulturore lokale. Qëllimi i vizitës është të riafirmojë përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, të mbështes reformat, të forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sivjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut festojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i ngushtë i Maqedonisë së Veriut dhe aleat i fortë në NATO.