May 7, 2024
Maqedoni

Zgjidhet problemi afatgjatë i banorëve të Shuto Orizarës

Sot u hap ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizarë me çka po zgjidhet një problemi afatgjatë i banorëve të kësaj komune.

“Mjeku tashmë ka lidhur kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe këtu do të jetë gjinekologu amë për gratë nga Komuna e Shuto Orizarës.

Ne ofrojmë kujdes shëndetësor gjinekologjik për rreth 8.000 gra nga ky rajon, veçanërisht për gratë në periudhën riprodhuese”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.