May 16, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, Siljanovska Davkova tubim në Koçan

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në një tubim në Koçan, në fjalimin e saj Siljanovska me porosi se tani është koha që shteti të përjetojë Ilindenin e katërt për republikën e katërt maqedonase, sipas saj republikë nga populli dhe për popullin.  Siljanovska konsideron se tani nevojitet një republikë me standarde në të gjitha fushat, me administratë profesionale dhe kompetente. Ajo ftoi banorët e Koçanit ta mbështesin në kauzën e saj ku më të mirët dhe më të zgjuarit mund të vijnë në vendet e duhura dhe të mos largohen nga shteti, në një vend me dinjitet, pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë mund të marrim mbrapsht respektin nga të tjerët.
“Ka ardhur koha që presidenti, presidentja të mos shkojë jashtë pa dakorduar brenda shtetit politika shtetërore, e cila do ta mbrojë Maqedoninë, e cila do të mbrojë interesat e saj kombëtare, pasi jashtë do të na shohin ndryshe, do të pranojmë gjithçka dhe pastaj vetveten do ta mohojmë. Pastaj paramendoni, ata na paskan qenë evropianë. Jo, unë dua që ju dhe unë të jetojmë në një shtet dinjitoz me standarde. Unë nuk themi të jemi si Suedia, por, jo ngjashëm si Suedia.”,  – deklaroi kandidatja për presidente e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska njëkohësisht ka ftuar presidentin Pendarovski në debat, duke ia lënë atij të vendosë median, formatin dhe kohën. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, shtrin fushatën e saj në Novaci, Demir Hisar dhe Manastir./TVM2