June 26, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024, partitë jashtë parlamentare në fushatë

Partitë jashtë parlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit.

“Ne te E di jemi kundër robërisë moderrne, sepse atë që arta e krijojnë është pikërisht ajo. Ne te E Di jemi për më shum të drejta për qytetarët. Për rroga më të larta, pensione më të larta, harmonizimin e standardit jetësor sespe secili ka të drejtë të jetojë.”, tha kandidati për presidnet nga Lëvizja E Di, Maksim Dimitrievski.

“Jmei fuqishëm të vendosim të dëshmojmë praktikum më ndryshe të politikës. Të punojmë me përkushtim përgjegjësi dhe ndershëm.”, tha Pavle Arsovski, bartës liste në njësinë zgjedhore 3 nga E Di.

“Reforma rrënjësore në arsim, gjyqësi, shëndetësi, kultur dhe sport. reforma rrënjësore në arsim. Një shtet pa arsim vdes, një kombë pa arsim zhbëhet. Arsimi kurr ska qenë më keq.”, tha Gjyla Çeliku nga LQE.
“Maqedonia Amë qartë dhe zëshëm thot se do ta kthejë Maqedoninë, do ta anulojë marrëveshjen e Prespës dhe do të ofrojë alternativë për tër këtë, e kjo është respektimi i vullnetit të referendumit të vitit 1991 dhe 30 shtator 2018.”, tha Zoran Jovançev, Barëts i listës në njësinë 2 nga Maqedonia Amë.