May 25, 2024
BallinaMaqedoni

Tetovë, mbeturinat inerte hidhen gjithandej

Përveç problemit me mbeturinat të amvisërive, Qyteti i Tetovës ka probleme edhe me mbeturinat inerte. Ato mund të shifnen gjithandej ku qytetar të papërgjegjshëm i hedhin jo vetëm tavolinat por edhe materiale të tjera të forta të ndërtimit të cilat nuk e kanë vendin aty. Nga ana tjetër drejtori i NPK- Tetovë, Samet Bislimi, ka bërë thirrje që çdo qytetar që ka mbeturina të forta ose inerte të paraqiten në një numër telefoni dhe puntorët e kësaj ndërmarrje do shkojn dhe do i marrin ato mbeturina.

“Apelojm tek të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte mos i hedhin në trotuare dhe në vende jo të përshtatshme. Të gjithë qytetarët që kanë mbeturina inerte, Ju lutem, që të telefonojn në numrin e tel 044-331-167 çdo ditë pune nga ora 7 deri në 15 dhe ekipi ynë do kujdeset që mbetjet inerte të vijë t’i marr deri tek banesa apo shtëpia juaj. Me këtë duam që bashkërisht të kontribuojmë në pastërtinë e qytetit, pasi vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për qytetin tonë.”, tha drejtori i NPK-Tetovë, Samet Bislimi.

Përndryshe, në Tetovë, nga janari, me menaxhimin e mbeturinave merret kompani austriake-sllovene, “Saubermaher”e cila nuk arrin të zgjidh situatën me mbeturinat. Ndërsa, qytetarët nga kjo kompani kanë pranuar fatura më rritje shumë të larta. Nuk janë kursyer edhe banorët e Malësisë së Tetovë, ku faturat kanë arritur në shtëpitë e tyre, ndërsa shërbim nga kjo ndërmarrje nuk marrin./TVM2