Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska në Kisella Vodë të Shkupit
Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO – DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova, u zotua para qytetarëve të Kisella Vodës në Shkup se nëse zgjidhet presidente e Shtetit, nuk do të bëjë dallime mes qytetarëve, as në bazë partiake, etnike, fetare apo shoqërore, por përkundrazi u premtoi se do të punojë fuqishëm për t’i përbashkuar edhe më shumë dhe në mënyrë edhe më të barabartë. Siljanovska Davkova hedh poshtë akuzat e kundër kandidatëve se ajo është kundër shqiptarëve, turqve apo kujtdo tjetër, ajo thotë se kërkon vetëm barazi të plotë mes të gjithë qytetarëve.
“Dëshirojmë të sillemi në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët do të mund të qëndrojnë në këtë vend dhe nuk do të largohen. Ikja apo eksodi nuk kanë parashtresë etnike. Ata ikin, sepse shteti nuk është shtet ligjor, por është fole e oligarkëve të disa familjeve shumë të fuqishme, e disa njerëzve të pasur që nuk kanë kurrfarë lidhje me socialdemokracinë, është vend i disa partive që për çdo ditë ndryshojnë ideologjinë e tyre dhe prej kësaj nuk mund të pritet të ketë lidership e as burrështetas të mirë.”, – deklaroi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Ajo po ashtu tha se është kundër zgjedhjes së presidentit në Kuvend dhe se legjitimiteti i presidentit duhet të burojë nga qytetarët dhe kjo është zgjidhja më e mirë për demokracinë. Siljanovska dëshiron që vendi të jetë pjesë e familjes evropiane, ku i përket historikisht, gjeografikisht dhe në aspekt kulturor, por vetëm nëse respektohet diversiteti i tij, siç respektohen diversiteti i anëtarëve të Unionit dhe kandidatëve të tjerë për anëtarësim.