May 7, 2024
Rajon - Botë

Zgjedhjet në Rusi, Putini fitoi edhe një mandat, bota perëndimore i quan jodemokratike

Presidenti aktual rus, Vlladimir Putin, edhe një mandat gjashtëvjeçar në krye të Kremlinit, duke siguruar 87% të votave. Ukraina mbetet prioritet i agjendës së tij, duke kërkuar njëherit përforcimin e mëtejshëm të Rusisë. Putini i ka konsideruar zgjedhjet demokratike dhe ka hedhur poshtë përpjekjet e atyre që protestuan ndaj këtij procesi zgjedhor. Rezultati është kontestuar edhe nga oponentët e tij politik.

“Ekzistojnë kushte që Rusia të bëhet më e fuqishme, më e zhvilluar dhe më efikase. Doni ta dini mendimin tim nëse zgjedhjet ishin demokratike apo jo? Unë mendoj se ishin. Fakti se dikush i ka dëmtuar kutitë e votimit është i keq. Kjo është vepër penale dhe organet tona gjyqësore për ndjekje do të punojnë sipas ligjit.”, – deklaroi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

Kanë arritur edhe reagimet pas fitores së Putinit. Presidenti i Ukrainës Zelenski e ka quajtur diktator të çmendur për pushtet.

“Ky person është i sëmurë për pushtet dhe bën çmos të udhëheqë përjetë. S’ka të keqe që s’do ta bën ai për ta vazhduar fuqinë e tij dhe askush në botë nuk është i sigurt nga kjo.”, – theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Për BE-në zgjedhjet në Rusi u mbajtën nën trysni, ndërkaq Gjermania i quan zgjedhje jokorrekte, ku Putini ka vepruar edhe kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara. Edhe ShBA-ja dhe shtetet tjera perëndimore kanë kritikuar për mungesë të demokracisë.

“Për Bashkimin Evropian zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin të drejta e të lira. Putini u rizgjodh për shkak të shtypjes dhe frikësimit.”, – theksoi shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

“Zgjedhjet në Rusi ishin zgjedhje pa zgjedhje.”, – u shpreh ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbok.

Shtetet miqësore me Rusinë, si Kina, kanë uruar Putinin për fitoren. Edhe Irani, Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Bolivia më përgëzime për kreun e shtetit rus.