Koalicioni VLEN prezantoi programin përpara banorëve të Gostivarit. Kandidati për numrin një të kësaj komune, Sebaudin Dauti tha se pas 8 vitesh keqmenaxhim, mungesë transparence, mbeturinash në rrugë e qenë endacak gjithandej, banorët e Gostivarit tanimë e kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin me votën e tyre. Ai tha se nëse e merr besimin e qytetarëve, do të sigurojë ujë për pije, rrugë të rregulluara dhe kthim të dinjitetit për qytetarët.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Por sot, nga ky shesh, ne po e japim mesazhin më të fortë, koha e tyre ka mbaruar, e ardhmja e Gostivarit sapo fillon, ne nuk vijmë me fjalë boshe, ne vijmë me plan, me vizion, me program të qartë, të ndërtuar mbi shtylla të forta mbi të cilat do ta ngremë Gostivarin, dinjitetit, zhvillimit dhe shpresës. Infrastrukturë moderne dhe transport i qëndrueshëm, rrugë që lidhin jo që ndajnë, rrugë që zhvillojnë, jo që turpërojnë, ujësjellës, kanalizim dhe menaxhim i ujërave”, tha Sebaedin Dauti, kandidati për kryetar të Gostivarit. /Aksat.mk

sqShqip