Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, në takimin e sotëm me banorët, ka ftuar qytetarët që edhe në raundin e dytë të përkrahet programi i tij parazgjedhor, sepse, sipas Kasamit, ky program ka qenë shumë më afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Kasami, pret që në raundin e dytë të ketë fitore edhe më të thellë, madje siç tha duke dyfishuar numrin e votave të epërsisë. Sipas Kasamit, përkrahje në raundin e parë ka pasur nga të gjithë bashkëqytetarët si ata, maqedonas, turq romë e të tjerë.

“Këto zgjedhje ishin të rëndësishme për pushtetin lokal sepse qytetarët vendosën të zgjedhin kandidatin dhe programin më të mirë që do i udhëheqin në katër vitet e ardhshme. Edhe në raundin e dytë, koalicioni VLEN, futet si fitues dhe me avantazhin që ka në gjitha komunat ku ka balotazh, do të jetë kjo edhe një konfirmim i poli8tikave tona të drejta dhe përzgjedhjes së kandidatëve por edhe në programin që e kemi përpiluar e që ka qenë afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve”, tha Bilall Kasami, kandidat i VLEN për Tetovën.

sqShqip