Maqedoni

Zgjedhjet 2024, “Guximshëm për Maqedoninë” vazhdon fushatën

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” i udhëhequr nga kreu i GROM-it, Stevço Jakimovski, vazhdon me aktivitetet për zgjedhjet parlamentare. Për të fituar besimin e një numri më të madh të deputetëve në Kuvend, nënkryetarja e GROM-it dhe bartësja e njësisë zgjedhore 1, Dobrila Andonovska, në një intervistë për MIA-n thotë se fokusi do të jetë në reformat në shëndetësi, arsim dhe reforma sociale. Ajo shprehet se duhet bërë reforma rrënjësore në shëndetësi dhe se para së gjithash duhet të fillojë me kapitalin njerëzor, personel i cili duhet të fillojë gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
“Siç thash në fillim, në shëndetësi do të filloja me kapitalin njerëzor, me kapitalin kadrovik, që duhet të fillojë që në fazën e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Ne në shtet kemi më shumë fakultete mjekësore dhe mendoj se duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë akreditimit të cilitdo fakultet e universitet, sidomos kur bëhet fjalë për mjekësinë. Siç thash, kemi kuadër arsimor të shkëlqyer, megjithatë nuk e di se sa a është shfrytëzuar maksimalisht në edukimin e mjekëve të rinj. Ditëve të fundit është aktuale dhe kjo diskutohet gjatë kohë dhe është statusi i specializantëve privatë. Këtu do ta shtoja unë edhe statusin e mjekëve të rinj që janë me stazh obligativ prej 6 muajve edhe pse më duhet të pranoj se ata në kohën e ish-ministrit Venko Filipçe, për së pari herë morën kompensim mujor prej 26 mijë denarëve, pra flas për kategorinë e specializantëve privatë.”, – deklaroi bartësja në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Dobrilla Andonovska.
E pyetur se me kë do të bënin koalicion, me LSDM-në apo me VMRO-DPMNE-në, Andonovska thotë se preferojnë të mbeten në opozitë nëse nuk pajtohen me politikat e përgjithshme. Për propozimin e partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit të vendit në Kuvend me dy të tretat, Andonovska thotë se kjo nuk është mirë, sepse të gjithë qytetarët duhet të vendosin se kush do të jetë president i vendit, e jo partitë./TVM2